Avokati mbrojtës i ish-drejtorit të Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli mohon se klienti i tij u ka dhënë para me fajde djemve të ish-prefektit Radovani. Sipas avokatit Apollon Haxhi familja Radovani është si një firmë piramidale për shkak të borxheve të pakthyera te shumë persona.
Avokati Apollon Haxhi që ka në mbrojtje ish-drejtorin e Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli, i arrestuar në operacionin “Maranaj” për ushtrim të jashtëligjshëm të dhënies hua të parave, mohon se klienti i tij u ka dhënë para me fajde djemve të ish-prefektit Radovani. E vërteta sipas avokatit është se Ilir Sokoli është mik me djemtë dhe familjen Radovani ndaj është munduar që të gjejë para borxh për t’i ndihmuar ata.
Avokati mbrojtës thotë se nuk ka asnjë kërcënim nga klienti i tij në adresë të familjes Radovani, ashtu siç pretendon kjo familje.
Ish-drejtori i Patentave në Shkodër, Ilir Sokoli u arrestua më 14 mars në Morinë në tentativë për tu larguar drejt Kosovës.
(BalkanWeb)