KOSOVE– Qytetarët në Prishtinë janë bërë sot protagonistë të një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në mes të rrugës mes disa personave.

Në pamjet e filmuara nga qytetarët shihet se si një person del nga makina me çekiç në dorë dhe sulmon një tjetër, duke e lënë të shtrirë në rrugë.

Gjithashtu në pamje shihet se si qytetarët qëndrojnë indiferentë përballë kësaj situate, ndërsa policia nuk duket gjëkundi.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet që i kanë shtyrë dy personat të ndërmarrin këtë akt duke u përleshur në mes të qytetit dhe duke përdorur mjete të forta.
http://www.dailymotion.com/video/x5aagai_rrahje-ne-prishtine_news#tab_embed
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: