Me gjithë përpjekjet e forta të diplomacisë shqiptare dhe aleatët më të ngushtë të Kosovës, për t’i siguruar asaj një vend në UNESCO, rezultati i lobimit ishte dështimi.
Kryediplomati i Shqipërisë, Ditmir Bushati, e ka cilësuar votimin si zhgënjyes. Ministri i Jashtëm ishte prezantuesi i kërkesës për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, pas vendimit të tetorit nga
Këshilli Ekzekutiv i kësaj organizate për të lejuar votimin mbi anëtarësimin e Kosovës.
Lobimi ka qenë i fortë nga pala shqiptare dhe ajo serbe, dhe paralelisht nga aleatët përkatës. Në Paris të shtunën ka pasur replika mes ministres sonë të Kulturës, Mirela Kumbaro, dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, mbi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Me gjithë frymën pozitive gjatë periudhës së gjatë të lobimit, diplomatët shqiptarë e kanë pranuar se rezultati ishte shumë i paparashikueshëm. Javën e parë të tetorit të këtij viti, ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë në Marok, për të lobuar për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, si dhe urat e bashkëpunimit mes dy vendeve. Por ky lobim nuk rezultoi me sukses.
Maroku ishte mes vendeve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. I shënjestruar për dështimin, ministri Bushati ka thënë se rezultati ishte zhgënjyes, por ai nuk pranoi ta quante atë një dështim. Bushati u nis optimist për në Paris dhe të dielën ka postuar në faqen e tij në “Twitter”: “Rrotat drejt Parisit për të marrë pjesë në konferencën e përgjithshme të UNESCOs. Nesër dita vendimtare për Kosovën në UNESCO”. Por të hënën atmosfera ishte krejt tjetër.
“Unë di që në vendin tonë është kthyer në praktikë dhe modë që kur ka fitore, askush nuk penalizon fitoren dhe relativisht kur nuk ka rezultate që dëshirohen, gjithmonë ka një ngut për të shigjetuar dhe gjetur përgjegjësit. Por mund të them që është rezultat zhgënjyes, për shkak se për tri vota Kosova nuk arriti të bëhej anëtare e UNESCOs. Por ky është një votim që konsolidon aleancën strategjike të shqiptarëve me Perëndimin. Ky është një votim që mendoj se do ta vendosë në pozitë më të menduar edhe vetë BE-në për të qenë më kushtëzues ndaj Serbisë, dhe për të qenë më efikas në partneritete
reale në rajonin tonë për të evituar në çdo rrethanë kthimin e rajonit tonë në një zonë të influencave të ndryshme”, tha Bushati në një lidhje telefonike me “Top Channel”.
Ai e cilësoi rezultatin si një pasqyrë e rrethanave dhe përplasjeve gjeopolitike, që janë të pranishme edhe në Ballkan. Votimin kundër nga disa vende që e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës, Bushati e
cilësoi surprizues.
(ma.ar/BalkanWeb)
Ky ministri i leshit esht nje taleban i pa pam,,ky mund vehet dyshim se mund ket lobu kundra per kosoven,,duket qart drejtimi i tij,,kur dhe palestina nuk votoi pro kosoves,,kurse ky talebani shkon e ban pacevure atje,,yyyyt i biri komunistit partis punes,,
E shikoni si na e futen vendet muslimane? Hajde Kosove hajde, mos ta perkrahim me asnje vend musliman, duke perfshi dhe “palestinen”. Mbani mjekrra e shkoni ne xhami shqiptare, a po e shihni cfare plehrash te dyfytyre jane vendet muslimane???? shyqyr qe kemi ameriken e angline.
ca lesh lobimi beri bushati mor???? Aty ishte SHBA, UK, Gjermani ne krye qe e mbeshteten.
Po pse per Palestinene votuam pro ne,dhe flakem ameriken qe perkrahte izraelin. Poltikane dhe diplomate i,,,diot
Sa per infom, edhe (ai mendere) Izraeli kunder votoi. Gjithsesi, bie dakord qe vota per Palestinen (me sakte, per regjimin e Ebu Mazenit ne Rramallah, qe rri ne pushtet edhe pse palestinezet e kane votuar kunder) ishte nje idiotesi, qe nuk i sherben Shqiperise e shqiptareve jo e jo, pas as palestinezeve vete.
Ca mereni me ket ket e ka vra perendia qe kur ka lindur.
3 votat duheshin kerkuar ne vendet qe abstenuar dhe jo tek Brazil e Argjentine qe dihet vota e tyre. Serbia ka bere vetem 3 javet e fundit lobim dhe e sheh se cfare rezultati arriten. Ta pranojme nuk kemi eficience ne asnje drejtim, per te arritur nje sukses na duhet koha dyfish ne krahasim me te tjeret. Suksese Kosoves ne 2017!!
Per Kosoven ato qe lobojne vertet jane SHBA dhe Britania e Madhe, Pesha e Shqiperise eshte shume e vogel, mund te kete rendesi ne Balkan dhe Mesdhe, por jo me tej. Brazili dhe Argjentina kane politiken e tyre te jashtme, ku Shqiperia nuk hynfare ne konsiderate. Ndoshta Bushati beri gabim qe shkoi te lobonte, por do t’i thoshin pse nuk vajte. Mesohuni me faktin qe Shqiperia ka peshe te paperfillshme ne bote. Kosova eshte nje vend ku shume shtete i nxjerrin intain SHBA-ve per pazare te tjera.
nuk e di se cfare vote kerkoje ne Marok te Afrikes kur nuk kishe bindur Polonine ne Evrope.Ky eshte deshtim i diplomacise. Vota per Palestinen ne OKB pse nuk u be me kusht per voten e tyre ne Unesco? Per te tjerat ndoshta edhe nuk ka qene e lehte per ti bind duke dituir diplomacine serbe qe eshte shume efektive se e jona. Zoti Bushati pse e ke familjarizuar Konsulaten ne Bruksel. Nga nje zyre ne tjetren sheh burre e grua qe punojne ne te njejtin vend.Atehere si mendoni te keni sukses ju? TURP!!
Ky vajti ne Argjentine dhe Brazil per te lobuar dhe erdhi nga pushimet me nga nje bluze te kombetareve
zoti minister jep doreheqjen. Kush deshton duhet te mesohet te largohet
Ky ka deshtuar ne shume drejtime …
Nuk ka dhene asgje per tu mbajtur mend si Minister i Jashtem, pervec gafave idiote qe here pas here ka bere. Nderkohe kryeministri thote qe eshte MJ me i mire qe Shqiperia ka patur deri tani. Ku e ka lobimin ky idiot. Qeveria e mepareshme per njohjen e Kosoves si shtet i pavarur ka bere lobim te madh, qe nga Ministri i Jashtem, Krryetarja e Parlamentit, Kryeministri etj. Ky eshte nje medioker qe rrin kot dhe mendja i punon me 50% te kapacitetit te nje truri nirmal. Mjere ne..