Avokati i njohur, Spartak Ngjela, foli për raportin e OSBE/ODIHR në rukribën “Opinion”, në News 24. Ngjela tha se 30 qershori është domosdoshmëri për Shqipërinë, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama shkoi tek ndërkombëtarët dhe ju kërkoi të anulonte zgjedhjet, por ata nuk e lejuan.


“Këto kriza ka qenë do bëheshin apo jo më 30 qershor. Unë mendoj që 30 qershori është domosdoshmëri për Shqipërinë dhe këtë e thanë gjithë ndërkombëtarët. Rama vajti t’i anulonte zgjedhjet, por s’e mbajtën ata. I thanë “ik”. Unë e kam fakt, jo me opinion. Vajti dhe ju tha se do i shtyjmë zgjedhjet, por ata i thanë jo”, tha Ngjela.


Më tej, avokat Ngjela u pyet nëse do të bjerë kasta 30-vjeçare, pas ngritjes së SPAK, duke thënë se rezistenca do të ishte një opsion abstrakt.


“Rezistencae kësaj kaste është opsion abstrakt. SPAK është dhe për krimin e organizuar. Për korrupsionin shtetëror nuk do të ketë asnjë lëshim”, u shpreh Ngjela.

Situata mbetet e rëndë …
Pse mbetet e rëndë. Kur zgjedhjet janë me probleme ngrihet një pyetje “I janë shkelur të drejtat humbësit dhe fituesit janë të paligjshëm? Pra, bëhet pyetja se kujt i është shkelur e drejta, kujt garuesi?

Sa mund të vazhdojë kjo situatë?
Kjo situatë do mbarojë sapo të mbarojë Reforma në Drejtësi. “Të çmendurit” e kësaj situate janë të mbaruar. Do eliminohet korrupsioni 100%, do ikin gjithë të korruptuarit 100%%, sapo të fillojë SPAK, i cili do të fillojë këto ditë.

Dekreti i Metës për 30 qershorin …
Po ta kishte zbatuar KQZ çdekretimin e Presidentit, do kishte përfunduar në burg, ka marrë fund.

Pjetri, Kajmaku … kush mban përgjegjësi?
Këtu ka një defekt shumë të madh, ngatërrohet gjykata me administratën. Gjykata do prova. Për Pjetrin nuk ka parë provë deri më tani. Më jepni mua dokumentin origjinal, me prokurë, dhe shkoj në Romë ua sjell për tri ditë. Këtë që them unë do bëjë Prokuroria.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb