Presidenti Ilir Meta nuk i ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve nëse do e dekretojë apo jo, kryeministrin Edi Rama, në postin e Ministrit të Jashtëm.

“Kushtetuta është e para” – i është përgjigjur Meta gazetarëve, duke mos dashur të bëjë më shumë komente mbi këtë cështje.

Ndëkohë afatit të caktuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Meta iu përgjigj po me pyetje.

Parlamenti pritet të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të votuar përberjen e kabinetit të ri qeveritar, ndërsa me interes pritet vendimi i Presidentit, Ilir Meta  për Ministrinë e Jashtme, të cilit i është kërkuar të shprehet me dekret për shkarkimin e ministrit aktual Ditmir Bushati dhe emërimin në këtë post të kryeministrit Rama. Sipas afatit kushtetues, 7 ditor,  kreu i shtetit ka afat deri ditën e hënë, 21 janar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb