TIRANE

Ralf Gjoni, ish-kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 2017 ka sërish mundësinë për të marrë mandatin e deputetit. Por ndërsa  dy vite më parë nuk arriti të futej në parlament si pasojë e rezultatit në zgjedhje, këtë herë zgjedhje duket të jetë në dorë të tij. Ralf Gjoni, ndodhet në listën e Tiranës nga radhët e LSI, ndërsa mundësia për të marrë mandatin i është krijuar pas vakancave të krijuara në parlament si pasojë vendimit politik të opozitës për dorëheqje.

Për vendimin Gjoni duket se ka kërkuar ndihmën e raportuesit për Shqipërinë Knut Fleckenstein i cili vizitoi Tiranën së bashku me një delegacion të PE, ndërsa mesazhet që përcollën ishin të qarta, vendet e mbetura bosh në parlament duhet të plotësohen.

Në profilin e tij në facebook, Gjoni ka postuar foto nga takimi me Fleckenstein në një nga lokalet e kryeqytetit.

Me mikun tim të mirë Knut Fleckenstein MEP duke diskutuar për të ardhmen e Shqipërisë, nën diellin e Tiranës që po ndriçon,- shkruan Gjoni edhe pse në përgjigjet ndaj komentuesve thotë se nuk ka ende një vendimmarrje për këtë cështje. “S’kam asnjë vendimmarrje dhe asnjë mendje se si do shkojë kjo punë. Shpresoj shumë që të rikthehen në Kuvend e të mos krijojnë probleme kot..”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb