TIRANË

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 tha se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, pa marrë garanci më parë se ky proces do të jetë i rregullt dhe i ndershëm.

Sipas tij, rruga që zgjidhë krizën politike të krijuar është krijimi i një qeverie tranzitore pa Edi Ramën Kryeministër. Ai tha se qytetarët shqiptarë janë të privuar për të zgjedhur lirshëm.

“E para ishte: Krijimi i një qeveria tranzitore do të jetë instrumenti, që di t’i krijojë hapësirën dhe lirinë tek qytetarët për të zgjedhur lirshëm. Nuk është gjë tjetër, por kulmim i trajektores së opozitës së bashkuar. Zgjedhjet e 2017 janë ilegjitime. Kjo qeveri iu jep shqiptarëve regjim ilegjitim dhe kjo e ka çuar vendin në këtë derexhe. Krimi po qeverisë. Kemi tani edhe kthimin e vizave. Demokracia dhe pushteti i së drejtës ka rënë. Zgjedhje, përfshirë këtu të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë të spektrit politik nuk do të ketë. Koalicioni opozitar sot është shumicë. Termi zgjedhje në kontekstit e saj ka dy elementë. I pari është procesi: Qytetari mbi 18 vjeç nëse do të zgjedhë do të duhet të jetë i lirë dhe mos të jetë nën tundimin e shit-blerjes së votës dhe së dyti të mos jetë nën frikën e kobures së krimit. Këto e bëjnë qytetarin shqiptar në masë të madhe, që edhe sot nuk voton i lirë.

Elementi i dytë është votimi i qytetarit të jetë i lirë dhe të këtë mundësi që të zgjedhë ato  subjekte që konkurrojnë. Sot qytetari i vendit nuk voton i lirë.  Pas nesh nuk janë thjesht një grup deputetësh, por është një popull i tërë. Janë shtresa të ndryshe sociale që kanë mbështetur kauzën tonë dhe kjo është  opozita jonë.

Këshilli Kombëtar autorizoi dhe vendosi mosregjistrimin në zgjedhje, me përjashtim të rastit kur të jenë formuar kushtet. Kushti i kushteve është Edi Rama jo kryeministër. Tjetri: Qeveria tranzitore, së treti të gjitha ata që kanë dalë nga përgjimet e shit-blerjes së votave do të duhet të shkojnë  pas hekurave.

Përballe sjelljes sonë gjetëm sjellje rrufjane të qeverisë dhe vodhi zgjedhjet në 2017.  Hapi i parë është mospjesëmarrje në zgjedhje. Ne do t’i  bëjmë thirrje qytetarëve që t’i pamundësojnë zgjedhjet. Përmes përshkallëzimeve së bashku me qytetarët nuk do të lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve. Edi Rama është rrethuar jo vetëm këtu tek ne, por edhe jashtë laku i është ngushtuar”-tha  Aalibeaj.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: