Për kreun aktual të  Bashkisë së Kamzës, Xhelal  Mziu procesi i sotëm është antikushtetues, dhe nuk do të certifikohet nga ndërkombëtarët. Në një intervistë për gazetaren Dorjana Bezat, Mziu tha se pjesëmarrja e sotme, pavarësisht presionit të qeverisë ndaj administratës, tregon edhe një herë se shqiptarët e kanë bojkotuar këtë proces farsë

Nuk bësoj që ka ndonjë organizim ndërkombëtar por edhe vendas që të njohë një proces antikushtetues. Një proces i zhdekretuar, një datë e përcaktuar më 13 tetor, një palë votime pa konkurencë, vetëm me një kandidat që përfaqëson PS, dhe me një listë këshilltarësh që përfaqëson prap PS. Kështu që në këtë kontekst jam i bindur që këtë herë do jetë ndryshe pra që  nuk i certifikon këto zgjedhje. Pjesëmarrja e sotme, pavarësisht presionit të qeverisë ndaj administratës, tregon edhe një herë se shqiptarët e kanë bojkotuar këtë proces farsë. Ka një pjesëmarrje të vogël diku te 8%, i kanë thënë ‘jo’ procesit farsë.”

Nëse zgjedhjet certifikohen e z.Suli shpallet fitues do e lironi zytën?

Nuk besoj që certifikohen këto zgjedhje. Janë disa hallka së pari strukturat ndërkombëtare, gjykata kushtetuese, ka plot argumenta, ajo cfarë është më zyrtare, vetëm me vota të lira e konkurencë të pastër duhet të fitohet. Zgjedhje monopartiake në shkelje të hapur të kushtetutës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb