TIRANË

Komisioni i Venecias është i gatshëm të jap një opinion për Gjykatën Kushtetuese. Pas sugjerimit të ambasadës së SHBA-ve për ta çuar debatin për Kushtetuesen në këtë komision, gazetari i News24 Ergys Gjençaj i ka dërguar një e-mail Komisionit të Venecias ku pyet ‘nëse do të japë një opinion mbi debatin për anëtarin e ri të Gjykatës Kushtetuese’.


Përgjigjja e Komisioni të Venecias ka qenë afermative.
“Përgjigja është po. Nëse ne marrim një kërkesë nga autoritetet shqiptare, ne do ta trajtojmë atë”, ka qenë përgjigjja e Komisionit të Venecias.


Kujtojmë se pas sugjerimit të ambasadës së SHBA, reagoi Presidenca, e cila deklaroi se është koha për shtet të së drejtës dhe jo shtet të ambasadave.


“Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më ‘Rule of Embassy’. Është koha për ‘Rule of Law’ si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”, deklaroi Presidenca.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb