Dashnor Sula, deputet i PD, u pyet nga gazetarja Ola Bruko, moderatore në programin “Opinion” në News24, nëse do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit 2025?

Deputeti Sula tha se të gjithë duhet të kuptojnë se jemi të vdekshëm si politikisht, ashtu edhe biologjikisht.

“E di partia a do jem apo jo deputet në zgjedhjet e ardhshme. Të paktën deri në orën e fundit që do jem unë në politikë do të përmbush detyrimet e mia si politikan. E rëndësishme është që nuk kemi bërë budalliqe, që nuk kam lidhje me krimin etj etj. Pastaj a më përfshijnë në lista apo jo, kjo i takon partisë”, tha Sula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb