Shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Kosova, Veton Surroi, deklaroi  gjatë një intervistë televizive se është në kontakt të vazhdueshëm me subjektet  e ndryshme politike që janë në pozitë dhe opozitë.

I ftuar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Surroi theksoi se në Kosovë ambientimi social është i tillë që duhet të komunikosh me shumë njerëz, por natyrisht tha se ka edhe ai preferencat e tij. Por a do të jetë pjesë e qeverisë së re të Kosovës, për këtë Surroi dha këtë përgjigje:“Pozicionimi im prej kohësh është i pandryshuar. Aty ku jam i nevojshëm dhe mund të ndihmoj jam në dispozicion”.

Sipas tij, në dhjetorin vitit të kaluar ai kishte një iniciativë me politikanë të ndryshëm për të unifikuar klasën politike për dialogun.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: