E veçantë është historia e Susan Medina-s, e cila solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë. Pavarësisht se kjo mund të cilësohej dita më e lumtur e saj, pasi më në fund u bë nënë, surprizat për Susan duket se nuk mbaruan me kaq.

I dashuri i saj, Darick Mead i ngriti asaj një ‘reng’, ndërsa në ‘ndihmë’ i erdhi i biri i tij i porsalindur. Ai vendosi që po këtë ditë, kur ata u bënë prindër, t’i propozonte për martesë Susan, pas dy vitesh nga koha kur ishin njohur, shkruan ‘Daily Mail’.

Së bashku me stafin e spitalit, Darick organizoi një ceremoni në ambientet e spitalit, ndërsa kishte blerë dhe unazën e fejesës. Infermieret e veshën djalin e porsalindur me një bady që shkruante: “Mami, a do të martohesh me babin?”. Nëna e re e emocionuar dhe mes lotësh pranoi propozimin e partnerit të saj, ndërsa shtoi se ishte shumë e lumtur.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb