TIRANË
Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj deklaroi nga shkallët e Parlamentit se do bëjnë gjithçka që kanë në dorë pa denatyruar veten për t’i shërbyer vendit.
Pak minuta pas ndalimit nga Garda të hyrjes së deputetëve të opozitës në Kuvend, Gjekmarkaj ka folur për mediat, duke lënë të hapur dhe mundësinë e ngujimit në sallën e seancave.
“Po dha urdhër partia këtu nuk ka më shtet. Ka një parti që pretendon se është shtet dhe shteti parti. Ne do rezistojmë, do bëjmë gjithçka që kemi fuqi për ta bërë pa denatyruar vetveten, pa dalë jashtë logjikës demokratike, por duke shkuar tek mosbindja civile”, tha Gjekmarkaj.
I pyetur nëse do ngujohen në sallën e seancave ai tha: “Çdo mundësi që na hap rrugë ndërgjegjja për t’i shërbyer këtij vendi ne do ta shfrytëzojmë”.