TIRANE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se për momentin nuk parashikohet një rritje e pagave në administratën publike.

E ftuar në emisionin ‘Dritare me Rudinën’, Anila Denaj u shpreh se buxhetet për këtë vit janë të parashikuara dhe duhet të rritet efektiviteti i strukturave.

“Besoj që buxhetet janë të determinuara. Ne duhet të rrisim efektivitetin e strukturave përveç rritjeve të pagave. Për këtë vit buxhetet janë të parashikuara. Pyetja është a i kemi të gjitha strukturat efektive. Unë mendoj se jo. Strukturat nuk janë efektive”- tha Denaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: