Analisti Andi Bushati ka deklaruar në emisionin “Të Paekspozuar”, në News24, se socialistët nuk do të mund ta rrëzojnë Presidentin Ilir Meta.

Duke iu përgjigjur pyetjes “kush e kërkon kokën e Ilir Metës”, Bushati është shprehur se askush nuk po e kërkon një gjë të tillë dhe as nuk po bëhet ndonjë komplot, por sipas tij, mazhoranca po tenton të krijojë psikozë, siç bëri me opozitën dhe arriti ta thyejë para 30 qershorit.

“Nuk besoj se po e kërkon njeri kokën e Metës, nuk besoj te një teori e madhe komploti. Ka një tendencë që kemi një konsensus ndërkombëtar që Meta mund të përfundojë në burg, Basha për ato lobimet. Unë do uroja që këta të shkonin në fund të çmendurisë dhe të shkarkonin Ilir Metën. Por unë besoj se nuk do e marrin.

Këta bënë një test, duke përdorur shantazhonin ndërkombëtar dhe arritën ta thyenin opozitën. E njëjta gjë po përdoret dhe me Metën. Krijohet një psikozë e tillë, njëherë na eci për 30 qershorin, po na eci për herë të dytë dalim të fituar dhe e neutralizojmë Presidentin. Të rrëzosh Ilir Metën, Kushtetuesja do duhet të marrë dy vendime. Ligjërisht nuk hiqet Ilir Meta”, tha Bushati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb