Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thirri mesditën e sotme në një takim në selinë blu të gjithë kryebashkiakët e djathtë, të cilët nuk morën pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Pas takimit me Bashën, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, është pyetur nga gazetarët nëse duhet ta lërë postin e kryetares së bashkisë apo jo.

Duke iu shmangur përgjigjes së drejtpërdrejtë, Ademi ka deklaruar se është ende herët për ta diskutuar një çështje të tillë.

“Jemi akoma herët për ta diskutuar këtë. Mendoj që raporti që OSBE/ODIHR është një reflektim për popullin shqiptar. Do të shohim zhvillimet jo vetëm të klasës politike, por edhe të njerëzve. Ajo që u tha të dielën është reagimi më i madh  popullor që shqiptarët mund të kenë bërë në historinë e vet.

Situata është shumë e rëndë, e rëndë për të gjithë popullin dhe në këtë kontekst politikisht, por bashkë me gjithë njerëzit do të duhet të reagojmë dhe ta bëjmë të mundur”, ka thënë Ademi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb