Pas djegies së mandateve nga deputetët e Parlamentit, bëhet me dije se janë plot 11 kandidat nga PD dhe LSI që nuk kanë firmosur formularin për të hequr dorë nga mandate.

11 kandidatët i bashkëngjiten në këtë mënyrë 4 deputetëve që ende nuk kanë firmosur. Një ndër ta është edhe kandidati i LSI për Tiranën, Ylli Shehu. I kontaktuar nga Gazeta Shqiptare, ish-deputeti u shpreh se është njoftuar nga KQZ dhe ka 10 ditë kohë për të dorëzuar formularin e dekriminalizimit.

Më tej Shehu shprehet se është duke e menduar dhe konsultuar rikthimin e tij në politikë pas gati dy vitesh mungese.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e Gsh.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb