Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në emisionin “Open”, ka analizuar deklaratat e presidentit të zgjedhur të SHBA, Donald Trump, për mundësinë e zgjerimit të territorit amerikan përmes marrjes së ishullit të Groenlandës.

Nesho theksoi rëndësinë gjeopolitike të linjave detare për furnizimin ekonomik global, duke vënë në dukje se rrugët përmes Arktikut janë gjithnjë e më të rëndësishme.

“Lufta gjeopolitike sot është për linjat detare që sjellin burimet ekonomike. Përmes rrugëve arktike krijohet ulje e humbjeve ekonomike. Rusia deri tani është lojtari kryesor në këtë rajon, duke kontrolluar lëvizjen dhe vendosur tarifa,” u shpreh Nesho.

Sipas tij, qëndrimi i Trump lidhet me dëshirën për të rritur rolin e SHBA-së në këto rrugë strategjike.

“Nëse Groenlanda bëhet pjesë e SHBA-së, ajo fiton rëndësi strategjike në kontrollin e linjave të Arktikut,” shtoi ish-ambasadori.

“Lufta gjeopolitike sot janë linjat detare që sjellin burimet ekonomike. Nga deti deri tani linja kryesore e furnizimit është nga deti i jugut i Kinës ku qarkullon 1.5-2 trilionë dollarë në vit. Rrugët që kanë gjetur vendet e botës përmes rrugëve arktike krijon uljen e humbjeve.
Trump është i thjeshtë në qëndrim. Kur të përcaktohen vendet që lagen nga Arktiku, ata do të jenë edhe lojtarët kryesorë. Rusia deri tani është primare për të kontrolluar gjithë lëvizjen dhe kjo vjen me tarifa dhe shtesa të tjera. Trump thotë se nëse Groenlanda si një ishull, në sensin e logjikës së linjave të Arktikut, nëse e merr SHBA, kjo e fundit merr edhe rëndësinë në këto rrugë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb