Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” zhvilloi një debat për presidentin Ilir Meta me kreun republikan Fatmir Mediu.

Ngjela u shpreh se ka parë maska në protestën e opozitës dhe se ata kanë bërë rrezik. Mediu nga ana e tij deklaroi se Meta me përgjegjësinë më të madhe doli përpara Komisionit Hetimor dhe tregoi një plan ogurzi për të djegur Kuvendin e Shqipërisë.

Ngjela: Meta është nën akuzë, të shpëtojë njëherë nga akuza.

Mediu: Si mos të vlerësojmë faktin se presidenti shkoi në Komision dhe tha se ka informacion se ka pasur plane për shkatërrim të parlamentit.

Ngjela: Nëse e merrni seriozisht, pyeteni njeriun që është nën akuzë.

Mediu: Kanë informacione shërbimet. Presidenti e mori seriozisht.

Ngjela: Nuk ka marrë veprim për ta ndaluar.

Mediu: Kur ke informacion të rëndësishëm, duhet ta thuash. E ka bërë thirrjen, që kur ka marrë informacionin. Meta veproi, ndërsa kryeministri nuk ka vepruar. Presidenti nuk ka të drejtë ta ndajë informacion me këdo.

Ngjela: Kishte maska dhe kanë hedhur shashka për të djegur parlamentin. Kush i çoi maskat aty?

Gjekmarkaj: Presidenti i Republikës mbi të gjitha nuk mund të dekretojë zgjedhje jo-pluraliste.

Mediu: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund ta rrëzojë ose aprovojë dekretin e presidentit.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb