Teksa Dritan Rexhepi u arrestua në Stamboll, pasi ishte në kërkim ndërsa ishte personazh i vendosur në ‘kodin e kuq’ ndërkombëtarisht, do të duhet të japë llogari për disa krime me 4 shtete.

Gazetarja Klodiana Lala, e cila e raportoi e para lajmin për arrestimin e Rexhepit në Stamboll, bëri një tablo të krimeve të tij si dhe të përballjes me drejtësinë.

“Dritan Rexhepi i ka hyrë botës së krimit në një moshë të re. Ai u arrestua disa vite më parë pasi kërcënonte një nga prokurorët e asaj kohe, pasi po hetohej për dy vrasje në Krujë. Ai nuk konsiderohej kaq i rrezikshëm por ishte një student i Juridikut, i ardhur nga Vlora. Pasi u arratis nga paraburgimi, ai do të shënderrohej si një ndër personazhet e botës së krimit. Ai është regjistruar me emër të rremë në Ekuador. Ai u dënua nga Ekuadori dhe u lirua më kusht.. Po ashtu ai kërkohet dhe nga Italia për një seri krimesh dhe të ashtuquajturën kompania Bello. Ndërsa Turqia e akuzon për posedim të pasaportës false.”, tha Lala. Po ashtu, Rexhepi ka llogari të hapura dhe me autoritetet shqiptare, për një seri ngjarjes, mes të cilave është dhe ajo e zhdukjes dhe vrasjes së Jan Prengës. Ndërkohë, gazetarja Lala ka siguruar për BalkanWeb dhe kartelën e bosit të kokainës në Ekuador, që akuzohet se furnizonte me drogë Europën.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb