Nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj e ka quajtur paradoks çështjen e bisedimeve për heqjen e non gratës së Sali Berishës.
I ftuar në “Kjo Jave” në News 4, Gjekmarkaj tha se politika amerikane ka ndryshuar tërësisht duke nënkuptuar se gjithçka pritet.
“Me logjike mendoj po, sepse jemi në kushtet e një paradoksi. Unë nuk kam ndonjë informacion specifik por mund të them dy tre gjera që mund të çojnë drejtë relativizimit absolut të ‘’non gratës’’ Politika amerikane ka ndryshuar”, u shpreh Gjekmaraj.
Nënkryetari i Kuvendit theksoi faktin se personi që e shpalli non grata kreun e PD, tashmë është shpallur non grata në institucionet amerikane, duke ju referuar ish-sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.
“Po të vesh re, as kryeministri e as ministrat e tij të zëshëm dhe të zellshëm nuk e zënë më në gojën çështjen e nongratës. Ai që shpalli Sali Berishën non grata tashmë është non grata vetë në institucionet amerikane, i është hequr mundësia të marrin informacion të klasifikuar të hyjë në zyrat federale të SHBA. Ka ndryshuar raporti me mentorin e Blinken dhe të tjerë të administratës politike, që është George Soros, i cili është shpallur një dëmtues i qytetërimit perëndimor. Ka ndryshuar qasja në tërësi e politikës amerikane”, tha Gjekmarkaj.