I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, kandidati i PS në listën e hapur për qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj deklaroi se megjithëse janë bërë hapa shumë të mirë për garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vendin tonë, akoma jemi larg standardeve më të mira të mundshmne.
Por ai tha se gjithçka nis nga qytetarët të cilët duhet të njohin peshën e votës në raport me të ardhmen e tyre.
Në intervistën e tij me gazetaren Nisida Tufa, Xhafaj theksoi se një rol për garantimin e zgjedhjeve të lira janë partitë politike, kandidatët si dhe institucionet përgjegjëse të administrimit të zgjedhjeve.
“Nëse flasim për zgjedhje të lira e të ndershme, çështja fillon që nga qytetarët. Ata duhet të ndërgjegjësohen për votën e tyre, sepse në finale çështja përfundon te votuesi.
Nëse nuk e kupton peshën e votës, padyshim pasojat e tjera që vijnë do të jenë shumë më të rënda. Gjithçka fillon nga pesha që ka vetë votuesi, nga qasja që kanë zgjedhësit në raport me rëndësinë që ka vota e tij me të ardhmen e tij. Poseduesi i të drejtës kushtetuese për të votuar është qytetari”, tha Xhafaj.
I pyetur për rolin e Prokurisë së Posaçme në këto zgjedhje, Xhafaj tha se marrëveshja e SPAK me KQZ është një garanci më shumë për sigurimin e standardeve të procesit zgjedhor.
“Mënyra se si e kanë parë këto institucione së bashku me KQZ, mënyra se si e kanë organizuar, marrëveshja me to në funksion të këtij procesi është një garanci më shumë, ndërgjegjësim më shumë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo duhet të jetë qëllimi kryesor i shoqërisë si ti parandalojmë këto fenomene”, u shpreh kandidati i PS në Tiranë Fatmir Xhafaj.
Deputeti socialist shtoi se “për krimet zgjedhore, pesha kryesore u shkon prokurorive të rretheve”. “SPAK ka vetëm dy vepra penale në tërësi që lidhen me aktivitetin zgjedhor, është një barrë e madhe për to dhe një përgjegjësi e madhe që duhet ta trajtojmë me kujdes. Çështja më delikate është përfshirja e elementëve kriminalë në zgjedhje”, vijoi Xhafaj.
Në lidhje me përfshirjen e elementëve kriminalë në zgjedhjet e 11 majit, Xhafaj tha se duhet të jemi të kënaqur që deri më tani, nuk ka asnjë problem të kësaj natyre.
“Unë nuk shoh në territorin tim, nuk e shoh këtë nevojë për të pasur prezencën e SPAK, por mund të ketë zona të caktuara, kandidatë të caktuar ku këto elementë janë të pranishëm. Është shumë e rëndësishme cfarë është themelore në këtë gjë.
Jo domosdoshmërisht duhet të jenë kallëzime për tu adresuar nga SPAK.
Por gjithsesi besoj që mënyra se si e kanë parë këto institucione së bashku me KQZ, mënyra se si e kanë organizuar, marrëveshja me to në funksion të këtij procesi është një garanci më shumë, ndërgjegjësim më shumë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kjo duhet të jetë qëllimi kryesor i shoqërisë si ti parandalojmë këto fenomene. Kryesorja është ta parandalojmë që këto zgjedhje të jenë të lira e të ndershme”, tha ndër të tjera Xhafaj.
Fatmir Xhafaj: Nëse flasim për zgjedhje të lira e të ndershme, cështja fillon që nga qytetarët. Ata duhet të ndërgjegjësohen për votën e tyre, sepse në finale cështja përfundon te votuesi. Nëse nuk e kupton peshën e votës, padyshim pasojat e tjera që vijnë do të jenë shumë më të rënda. Gjithçka fillon nga pesha që ka vetë votuesi, nga qasja që kanë zgjedhësit në raport me rëndësinë që ka vota e tij me të ardhmen e tij. Poseduesi i të drejtës kushtetuese për të votuar është qytetari
Faktori i dytë janë partitë politike, është shumë e rëdnësishme roli që luajnë në këtë proces
Faktori i tretë janë individët, kandidatët që konkurrojnë të cilët mund të tentojnë për shkak të ambicies të pashëndetshme të tyre ta tjetërsojnë vullnetin e zgjedhësve përmes makinacioneve të ndryshme, pushtetit, premtimeve të padrejta, ushtrimit të dhunës.
Faktori i katërt institucionet, KQZ i gjithë sistemi i administrimit të procesit zgjedhor, por janë dhe institucionet e drejtësisë, dhe këty nuk mendoj se duhet ta konsiderojmë këtë, druaj see gjitha kjo mund të përmblidhet se i takon SPAK. Jo kjo është qasje shumë egabuar, ata kanë aytë që mund të konsiderohet më negative e kësaj qasje, kur veprimi kriminalizohet. Deri atëherë nuk është roli i SPAK
Nëse flasim për veprimet e kriminalizuar peshën më të madhe, përgjegjësia u shkon prokurorive të rretheve gjyqësore për shkak se numri i veprave penale lidhet me funksionet e tyre, kurse SPAK ka vetëm 2 në tërësinë e tyre që lidhen me zgjedhjet cështja më delikate është ndikimi përfshirja e elementëve kriminalë.
A ka tendosje realisht, në këtë moment?
Unë nuk shoh në territorin tim, nuk e shoh këtë nevojë për të pasur, por mund të ketë zona të caktuara, kandidatë të caktuar ku këtro elementë janë të pranishëm. Është shumë e rëndësishme cfarë është themelore në këtë gjë. Sepse mund të bëjmë dhe të kundërtën nëse SPAK merren në cështje të dorës së dytë.
Si merren në konsideratë denoncimet?
Deri tani nuk kam parë denoncim serioz, nuk duhet domosdoshmërisht të kërkojmë. Pse duhet ta shohim kriminalizimin e procesit. Duhet të jemi të kënaqur se deri tani nik kmei asnjë problem të kësja natyre. Jo domosdoshmërisht duhet të jenë kallëzime për tu adresuar nga SPAK. Por gjithsesi besoj që mënyra se si e kanë parë këto institucione së bashku me KQZ, mënyra se si e kanë organizuar, marrëveshja me to në funksion të këtij procesi është një garanci më shumë, ndërgjegjësim më shumë, për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo duhet të jetë qëllimi kryesor i shoqërisë si ti parandalojmë këto fenomene. Kryesorja është ta parandalojmë që këto zgjehdje të jenë të lira e të ndershme. Roli i KQZ, prokurorisë së përgjithshme, prokurorive të rretheve dhe vetë SPAK është i rëndësishëm për ta krijuar këtë mendësi, për ta ndihmuar që kjo mendësi pozitive të jetë dominuese në këtë proces.
(BalkanWeb)