Sinoptikania Lajda Porja nga Meteoalb ka dhënë për News24 detajet e fundit sa i përket asaj që pritet të ndodhë në orët në vijim me kushtet meteorologjike në vend. Që nga fundjava, i gjithë territori ndodhet i dominuar nga reshjet e shiut dhe borës duke sjellë edhe problematika.
Porja u shpreh se pritet përmirësim i ndjeshëm të kushteve duke nisur nga dita e djeshme. Verilindja ishte më problematikja sepse reshjet më të larta ishin atje.
“Sot në mbrëmje dhe nesër reshjet në juglindje do të jenë shumë të dobëta, veriu dhe verilindja pritet të mos ketë reshje. Nga mbrëmja e djeshme ka zbritur i ftohti polar nga Poli i Veriut dhe ka sjellë një ndryshim të menjëhershëm të situatës termike.
Temperatuat minimale është regjistruar në Peshkopi, me -60 C, ndërsa maksimalja nuk ka shkuar më shumë se 80 C.
Tempraturat shihen problematike edhe për ditën e nesërme dhe të mërkurën, ku minimalja pritet të kapë vlerën e –100 C.
Deri në fundjavë priten ditë të ftohta por pa reshje. Të dielën pritet rikthim i temperaturave normale”, tha ajo.
Sa i përket kryeqytetit dhe faktit nëse Tirana do të zbardhet nga dëbora ashtu si edhe shumë qytete të tjera, Porja tha se kjo nuk pritet të ndodhë pavarësisht temperaturave të ulëta.
(BalkanWeb)