Avenir Peka, ekspert i rendit dhe sigurisë, tha se fokusi politik dhe ligjor mbi çështjen e Fredi Belerit, do të jetë edhe më i madh. Në emisionin “Open” në News24, Peka tha se nuk ka asnjë mundësi që Gjykatat shqiptare të pengojnë Fredi Belerin të shkojë në Parlamentin Europian.

“Së pari nuk kemi një vendim të formës së prerë ndaj Belerit. Së dyti do të kemi një shtim të presionit lidhur me këtë ccështjes dhe nuk besoj se Edi Rama është ccmendur dhe do të pengojë vajtjen e Belerit në Parlamentit Europian”, tha Peka.

Ai tha se nëse Edi Rama arrin të pengojë betimin e Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës pasi kontrollon gjykatat, në rastin e europarlamentarit nuk do të ketë asnjë mundësi për ta penguar.

Peka tha se Beleri është një person që ka fituar dy mandate: një si kryebashkiak i Himarës dhe tjetrën si europarlamentar.

“Si kryebashkiak i Himarës nuk u lejua që të bëjë betimin. Tani nëse lejohet të bëjë betimin si eurodeputet, atëherë kemi dy standarde nga drejtësia”, tha Peka.

Ai u shpreh se nëse do të kemi pengesa, atëherë mund të kemi një tjetër reagim nga Gjykata e Strasburgut, pasi kemi të bëjmë me një tjetër standard.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: