TIRANË

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka qenë sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ndërsa ka folur për kohën kur ai ishte në krye të qeverisë shqiptare. Pyetjes se a beson se një ditë do të mbetet në histori, Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se ai kurrë nuk ka punuar për këtë gjë.

Pyetje: 10 ditë më parë mbushe 75 vjet, a beson se një ditë do të mbetesh në histori?

Berisha: Ajo ç’ka mund t’u them të gjithë atyre që na dëgjojnë, është se nuk kam punuar qoftë një orë apo ditë të vetme për historinë”, u përgjigj Berisha.

Gjithashtu Berisha ka folur edhe për liderin e VV-së, Albin Kurti, të cilin e cilësoi si një “kafshë politike” dhe me fibër shumë të fortë.

“Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Është “kafshë politike”, me instikte politike dhe këtë e ka faktuar që në rininë e hershme. Ka arritur krejtësisht me talentin e tij, vendosmërinë e tij, instiktet e tij për dy herë radhazi, që mos gaboj edhe në zgjedhjet e fundit ishte parti e parë, pa ndihmën e njeriu dhe së bashku me Vjosa Osmanin e LDK-së që u mandatuan për të qeverisur e kam vlerësuar si një ndryshim historik dhe e kam deklaruar se fitoi Kosova dhe se këto ishin zgjedhje historike. Tsipras është rritur në krah të një miliarderi kurse Kurti mbështetësin kryesor ka pasur Adem Demaçin”, tha Berisha.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb