Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, është gati të shqyrtojë të gjitha opsionet e mundshme për Groenlandën, përfshirë ato ushtarake.

Kongresmeni republikan Mike Walz, i zgjedhur nga Trump si këshilltar për sigurinë kombëtare në administratën e tij të dytë, tha për “ABC” se kreu i ri i Shtëpisë së Bardhë ka lënë të hapura të gjitha opsionet.

I pyetur nëse Trump do të përdorte forcën ushtarake për të marrë Groenlandën dhe Kanalin e Panamasë, Waltz tha se presidenti i zgjedhur “nuk do të heqë kurrë një opsion nga tavolina, ndryshe nga paraardhësi i tij, kur bëhet fjalë për sigurinë kombëtare”.

Groenlanda është një territor i varur nga Danimarka, por së fundmi kryeministri i ishullit të akullt ka theksuar thirrjet për pavarësi të plotë.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump shprehu ambicien për bashkimin e Groenlandës me Shtetet e Bashkuara, ndërsa ka kërkuar edhe marrjen e Kanadasë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb