Në rubrikën “Opinion” në News24 është diskutuar nëse fitorja e Donald Trump në zgjedhjet amerikane do të ndikojë ose jo në Shqipëri.
Kreu i PA-së, deputeti Agron Duka, tha se fitorja e Trump, si i djathtë ka krijuar një entuziazëm në Shqipëri. Ai tha se ky entuziazëm nuk ka lidhje me atë që thuhet se fitoi Trump dhe do të heqë “non grata-n” për Sali Berishën.
Diskutimet
Agron Duka: Unë besoj se kushdo qoftë President i SHBA të njëjtat raporte do të ketë në Shqipëri. Por fitoi një i djathtë që absolutisht do të ketë efekte në Shqipëri. Nuk besoj se Trump do të merret vetë me Shqipërinë. Trump fitoi që të bëjë ca ndryshime në SHBA, ka problemet me luftrat dhe kur të vijë rradha e Shqipërisë ka përfunduar mandati. Ka një shtet shumë të konsoliduar, nuk ndryshojnë projektet amerikane në Shqipëri se fitoi një president apo një tjetër. Entuziazmi lidhet me atë se Trump është një i djathtë, pra fitoi fryma e së djathtës. Por nuk besoj se ka lidhje me heqje “non gratash”. Izolimi i Berishës është i padrejtë.
Anri Bala: “Non Grata-n” Berishës ia dhanë shqiptarët në 2013 me 1 mln vota kundra. As ka lidhje fare kjo “non grata” e dhënë nga SHBA. SPAK po i shpall të gjithë “non grata”
Agron Duka: Nëse shpallen “non gratat” kështu i bie që të gjithë ne të jemi “non grata”. Por gjë më të turpshme për politikën nuk ka kur krimi i organizuar të cakton emrat dhe renditjen në listë. Edhe kjo është “non grata”.
Asllan Dogjani: Me ndryshimin e politikës në SHBA, ne si PD na krijohet mundësia që me partnerët tanë të komunikojmë dhe të kërkojmë që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira, që mos ketë presione në qendrën e votimit. Edi Rama e konsideroi Trump një rrezik në 2016, sot thotë mezi presim të bashkëpunojmë. Ne do i kërkojmë SHBA dhe Europës që në Shqipëri të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.