Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme për përparimin e Shqipërisë.

Gjonaj u shpreh se SPAK dhe BKH do të ngrihen e do të funksionojnë pa ndërhyrje të qeverisë. Ajo deklaroi se qeveria i ka lënë dorë të lirë drejtësisë dhe nuk ka asnjë lloj ndërhyrje të mundshme.

Erl Murati: Institucionet duhet të bashkëpunojnë me njëri – tjetrin dhe politikanët po ashtu duhet të bashkëpunojnë për një reformë të rëndësishme si ajo në drejtësi. Mua si popull më intereson produkti dhe jo rruga sesi bëhet reforma në drejtësi. Maxhoranca nuk mund t’ia lërë totalisht fajin presidentin, pasi kjo reformë ka miq ndërkombëtarë. Maxhoranca ka thënë se SPAK do të ngrihet brenda vitit.

Etilda Gjonaj: SPAK do të ngrihet nga KED. Qeveria nuk ka të bëjë fare. Kështu zgjodhëm që drejtësia të jetë i pavarur, të kemi institucione të pavarura. Vetëvendosëm që politika të mbajë duart lart. Pra, ne ua kemi lënë gjithçka institucione. SPAK nuk ka lidhje me GJK. Është Këshilli i Lartë i Prokurorisë që do marrë vendim. Është vendimmarrje e KLP.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: