Në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24 ishte i ftuar Florian Haçkaj nga “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, ku është diskutuar mbi votën e diasporës.

Haçkaj tha se më në fund mund të shpresojmë lidhur me këtë mundësi, edhe pse jemi me një vonesë 190 ditore nga momenti që ka folur Gjykata Kushtetuese.
Haçkaj tha se Gjykata Kushtetuese i ka lënë detyrat Parlamentit shqiptar, ndërsa KQZ duhet të zgjidhë teknikalitetet lidhur me mënyrën se si do të veprohet me votën e diasporës.

Ai tha se mbështet idenë që në rastin e votës së diasporës duhet të përdoret një postë private dhe jo posta shqiptare, përsa kohë që drejtuesi i saj është pozicion politik dhe fatkeqësisht nuk ka besueshmëri.

Lidhur me takimet e Kryeministrit Edi Rama me shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë, Açkaj tha se ai zhvilloi takime elektorale, nuk ishin të formatit që po fliste me qytetarët.

“Ka një përgjumje nga ana e opozitës për të thithur votën e diasporës”, tha Haçkaj. Ai tha se qëllimi ynë është që të realizohet e drejta e votës së diasporës.
Ai tha referuar të dhënave të Censusit janë 2.2 mln shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, nga këta 1.7 mln janë me të drejtë vote.

“Shpresoj që këta shqiptarë që janë larguar nga vendi, si pasojë e një arsyeje, në zgjedhjet e ardhshme, mund ta përkthejnë me votën e tyre dhe të votojnë”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb