Pasi ambasadori i BE-së Silvio Gonzato bëri thirrje për dialog, kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e partive opozitare të burgosur, ose në procese penale, pa asnjë fakt, provë, dokument

Ai tha se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesore të opozitës

“Mendoj se aktet armiqësore të Edi Ramës, aktet brutale, sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë me tre liderët e partive opozitare të burgosur, ose në procese penale, pa asnjë fakt, provë, dokument.
Me deputet, nënkryetar i grupit parlamentar të burgosur, pse u tha të vërtetën shqiptarëve. Ata që mendojnë se mund të kalojnë mbi këto akte, nuk bëjnë gjë tjetër, veç se përligjin një diktaturë dhe ne jemi thjeshtë në qëndresën tonë.
Pra se çfarë dialogu kërkon Edi Rama, besoj se e demonstron qartë me burgosjen e drejtuesve kryesore të opozitës”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: