TIRANE – Çështja e zgjedhjeve për kryetarin e Partisë Socialiste, prej disa javësh ka ndezur një debat të fortë, jo vetëm brenda radhëve të socialistëve, por edhe më gjerë.


Në prag të Kongresit të PS-së që pritet të zhvillohet më 19 mars, deputeti socialist Ben Blushi ka kërkuar që në Kongres të zhvillohen zgjedhje edhe për kryetarin e PS-së. Ai ka shprehur ambicien për një përballje direkte me Edi Ramën për postin e kryetarit të socialistëve.


“BalkanWeb” ka mbyllur sot sondazhin me temë “A duhet të ketë zgjedhje për kryetarin e Partisë Socialiste?, në të cilin votuan 1362 lexues.


Sipas rezultateve të sondazhit, 83% e votuesve, ose më saktë 1124 lexues, mendojnë se brenda PS-së duhet të zhvillohen zgjedhje për kryetarin, ndërsa 17%, ose 238 votues, mendojnë se zgjedhjet nuk janë të nevojshme.

Sot “BalkanWeb” ka publikuar sondazhin e radhës me temë, “Arrestimi i ish-ministrit Spiro Ksera është?” 1. Justifikim për ndëshkimin e zyrtarëve të lartë. 2. vetëm fillimi i ndëshkimit të zyrtarëve të lartë. 3. Provë e ndëshkimit për zyrtarët e lartë.

(er.nu/BalkanWeb)

Etiketa: