TIRANE – Para së gjithash, një nënë e cila nuk mund të ndalojë pirjen e duhanit mund t’i japë gji fëmijës së saj. Qumështi i gjirit ofron shumë imunitete të cilat ndihmojnë fëmijën të luftojë sëmundjet dhe madje mund të ndihmojë për të luftuar disa nga efektet e tymit të duhanit tek fëmija juaj: për shembull, dhënia e gjirit ka treguar se ka ulur efektet negative të tymit të duhanit që gjendej në mushkëritë e një fëmije.

Është patjetër më mirë në qoftë se nëna me gji nuk e pi duhanin. Sa më shumë cigare që të pini, aq më të mëdha janë rreziqet shëndetësore për ju dhe fëmijën tuaj. Në qoftë se ju nuk mund ta ndaloni pirjen e duhanit, apo nuk dëshironi ta ndaloni atë, është më e sigurt për fëmijën tuaj nëse ju shkurtoni numrin e cigareve që pini në ditë.

Çfarë ndodh me foshnjat kur ata ekspozohen ndaj tymit të duhanit?
Foshnjat dhe fëmijët të cilët janë ekspozuar ndaj tymit të duhanit kanë një incidencë shumë më të lartë për pneumoni, astma, infeksionet e veshit, bronkit, infeksionet e sinusit, acarimet në sy, dhe në grykë. Dhimbjet e barkut ndodhin më shpesh tek foshnjat nënat ose baballarët e të cilëve pinë duhan. Hulumtuesit besojnë se jo vetëm nikotina e transferuar në qumështin e nënës mund t’i japë dhimbje barku bebit, por edhe tymi pasiv që gjendet në shtëpi mund të shërbejë si një ngacmues. Bebet e prindërve që pijnë duhan vuajnë më shumë, dhe nënat që pijnë duhan mund të jenë më pak të afta për të përballuar një fëmijë me kolika (për shkak të niveleve të ulëta të prolaktinës).

Pirja e madhe e duhanit nga nënat që janë me gji herë pas here shkakton tek fëmija simptoma si: nauze, vjellje, dhimbje të barkut dhe diarre. Foshnjat e nënave dhe baballarëve që pijnë duhan kanë mundësi 7 herë më të madhe që fëmija të vdesë nga Sindromi i Vdekjes së Papritur Foshnjore (SIDS). Fëmijët e prindërve që pijnë duhan shkojnë 2 deri 3 herë më shumë për vizita tek mjeku, zakonisht prej infeksioneve respiratore apo sëmundjeve të lidhura me alergjitë. Fëmijët të cilët janë ekspozuar ndaj tymit pasiv në shtëpi kanë nivele të ulëta gjaku të HDL, kolesterolit të mirë që ndihmon në mbrojtjen kundër sëmundjeve arteriale koronare. Fëmijët e prindërve që tymosin duhan kanë më shumë gjasa të bëhen duhanpirës vetë kur të rriten.

Një studim i fundit zbuloi se rritja e një fëmije në një shtëpi në të cilën të dy prindërit pijnë duhan mund të dyfishojë rrezikun e kancerit të mushkërive më vonë në jetë për këtë fëmijë. Si ndikon pirja e duhanit në gjidhënie? Pirja e duhanit është e lidhur me: Lënien më parë të gjirit nga bebi.

Një studim ka treguar se duhanpirësit më të rëndë janë të parët që u heqin gjirin më shpejt fëmijëve. Prodhim më i ulët i qumështit të gjirit. Ndërhyrje tek lëshimi/rrjedhja e qumështit. Nivele të ulëta të Hormonit Prolaktinë. Hormon i cili duhet të jetë i pranishëm që të ndodhi sinteza e qumështit. Një studim (Laurberg 2004) tregoi se nënat duhanpirëse që jetonin në zonat me mungesë të butë ose të moderuar të jodit kanë më pak jod në qumështin e gjirit të tyre (të nevojshme për funksionimin e gjendrës tiroide të foshnjës) në krahasim me nënat jo duhanpirëse.

Autorët e studimit sugjeruan se nënat duhanpirëse që ushqejnë fëmijën me gji duhet të marrin një suplement Jodi shtesë. Edhe pse pirja e duhanit është e lidhur me problemet mbi prodhimin e qumështit dhe rrjedhjen e tij, kjo mund të jetë e lidhur edhe me menaxhimin e dobët të laktacionit dhe jo prej shkaqeve fiziologjike të nënës.

Si për të minimizoni rrezikun për fëmijën tuaj nëse pini duhan.
Idealja: Ndalo pirjen e duhanit totalisht.
Uleni sasinë e konsumit. Sa më pak duhan të pini, aq më e vogël është mundësia që të lindin vështirësi. Rreziqet rriten ndjeshëm nëse ju pini më shumë se 20 cigare në ditë.
Mos pini duhan menjëherë përpara ose gjatë ushqyerjes me gji. Ai do të pengojnë rrjedhjen e qumështit dhe është i rrezikshëm për fëmijën tuaj.
Tymosni menjëherë pas ushqyerjes me gji për të shkurtuar sasinë e nikotinës që do të ndodhet në qumështin tuaj gjatë gjidhënies. Prisni sa më shumë kohë të jetë e mundur midis pirjes së duhanit dhe dhënies së gjirit. Duhen 95 minuta për gjysmën e nikotinës që të eliminohet nga trupi juaj.
Shmangni pirjen e duhanit në të njëjtën dhomë me fëmijën tuaj. Akoma më mirë, pijeni duhanin jashtë, larg nga fëmija juaj dhe fëmijët e tjerë. Mos lejoni askënd tjetër të pijë duhan pranë fëmijës tuaj.(botaebebave)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: