“A kanë shkatërruar smartfonët një brez të tërë?” pyeti në një shkrim në vitin 2017 në “the Atlantic” profesoresha e psikologjisë së Universitetit të San Diego, Jean Tëenge. Ajo përmblodhi të dhënat e studimeve kryesore që lidhin shëndetin mendor të adoleshentëve me teknologjinë, dhe sugjeroi se përgjigja ishte po.


Dhe kjo ndjesi ka filluar të jetë gjithmonë e më shumë mbizotërouese. Frika në rritje ndaj smartfonëve nuk kufizohet vetëm tek çrregullimet e humorit, depresioni, apo shkalla e ankthit. Ekziston një panik në lidhje me “varësinë” ndaj teknologjisë, dhe faktin se po e humbim aftësinë tonë për t’u përqëndruar, ose për të kujtuar, për shkak të gjithanshmërisë që ofron teknologjia dixhitale.


Por, nëse shihni më nga afër literaturën shkencore, dhe bisedoni me studiuesit që po përpiqen të thellohen mbi këtë çështje, atëherë përgjigja fillestare bëhet më pak e sigurtë. Studimet e deritanishme mbi marrëdhëniet midis përdorimit të teknologjisë digjitale dhe shëndetit mendor – si për adoleshentët, ashtu edhe për të rriturit – janë më shumë se sa jo-bindëse.


“Literatura e deritanishme është rastësore”- thotë Entoni Vagner, kreu i departamentit të psikologjisë në Universitetin e Stenfordit. “A ka ndonjë gjë që na tregon, se ekziston një lidhje shkakësore? Se sjellja jonë në raport me teknologjinë, po ndryshon në fakt konjitivitetin dhe funksionimin neurologjik? Apo proceset neurobiologjike? Përgjigjja është se ne nuk kemi asnjë ide. Nuk ka të dhëna”- thekson ai.

Disa studiues me të cilët bisedova – madje edhe ata që besojnë se lidhjet midis përdorimit të teknologjisë dixhitale dhe problemeve të shëndetit mendor janë tejkaluar – të gjithë mendojnë se kjo është një pyetje e rëndësishme për studimin dhe mbledhjen e provave përfundimtare.

Nëse teknologjia luan ndonjë rol të vogël në rritjen e ankthit, depresionit dhe vetëvrasjeve tek adoleshentët, ne duhet ta dimë me siguri këtë. Dhe nëse tërësia e pajisjeve dixhitale po ndryshon në një farë mënyre psikologjinë njerëzore, ne duhet ta dimë edhe këtë.

Por, provat deri tani nuk mund të justifikojnë një panik moral. Atëherë si mund të marrim një përgjigje më bindëse? Hipoteza se përdorimi i shpeshtë i teknologjisë dhe mediave sociale, është negativ për shëndetin mendor nuk është skandaloze. “Ardhja e smartfonëve, ka ndryshuar rrënjësisht çdo aspekt të jetës së adoleshentëve”- shkroi Twenge në “The Atlantic”. Në fakt, është e vështirë të mohohet se ka pasur një ndryshim në mënyrën se si adoleshentët bashkëveprojnë (ose jo) me të tjerët.

Por, a munden këto ndryshime të lidhen me shqetësimin mbi çështjet e shëndetit mendor?

Është një gënjeshtër e mirë, një hipotezë e mirë. Kur Vagner thotë se “nuk ka të dhëna”, ai nuk nënkupton se nuk ka studime. Ai thotë se nuk ka të dhëna shkakësore – dhe asnjë dëshmi përfundimtare se teknologjia dixhitale po ndryshon për keq mendjet e njerëzve.

Sondazhet kryesore gjejnë një lidhje negative, midis përdorimit të ekranit dhe parametrave të caktuara të mirëqenies, duke përfshirë simptomat depresive.

Në studimin e vitit 2017, Tueng dhe kolegët e saj gjetën një lidhje shqetësues në disa prej këtyre sondazheve: Adoleshentët që kalojnë më shumë kohë në mediat sociale dhe me pajisjet elektronike, dukej se kishin një rrezik më të lartë për t’u prekur nga simptomat depresive dhe simptoma të tjera të lidhura me vetëvrasjet. Këto efekte, ishin më tipike tek adoleshentet femra.

Por në përgjithësi, studime të tilla nuk vlerësojnë shkakshmërinë, ose përfshijnë vlerësime klinike të shëndetit mendor (vetëm pyetësorët). Dhe në një mënyrë disi arbitrare, përcaktojnë atë që llogaritet si mirëqenie, duke u mbështetur në vetë-raportime (d.m.th kujtesën e gabueshmë të njeriut), dhe shpesh e përdorin “kohën e kaluar para ekranit” ose “përdorimin e pajisjes elektronike”, si një ndryshore që mund të përfshijë çdo lloj përdorimi të medias, tabletëve, kompjuterave ose pajisjeve të tjera).

Ndoshta në studime të tilla do të duhet të pyetet: ”Sa orë shpenzoni kot para smartfonit teksa jeni duke pritur në radhë në një supermarket apo në tualet? Ndërsa përdorimi i medias bëhet më i pavëmendshëm, mund të jetë më e vështirë për t’u gjurmuar vetëm nga vetë-raportimi.

Një studim i vitit 2016, që e krahasonte përdorimin e vetë-raportuar të internetit me përdorimin faktik, zbuloi se vetëm një e treta e njerëzve janë vetë-reportues të saktë.

Më së paku, njerëzit kanë prirjen ta tejkalojnë sasinë e kohës që kalojnë në internet, ka zbuluar studimi. Ekspertët vlerësojnë, se studimet duhet të llogarisin më mirë për shumëllojshmërinë e përvojave që një person mund të ketë me një ekran.

Endrju Pribilski, psikolog në Institutin e Internetit në Universitetin e Oksfordit, ka qenë kohët e fundit pjesë e një studimim të gjerë mbi këtë çështje. Pasi studiuan qindra studime me 355.258 pjesëmarrës, ata gjetën një lidhje të vogël negative, midis teknologjisë dixhitale dhe mirëqenies mendore dhe emocionale. /The Atlantic – Bota.al

Etiketa: