TIRANË

Kryetari i Partisë së re Bindja Demokratike Astrit Patozi ka qenë sot në emisionin “Të paekspozuarit” në News24 përballë gazetarit Ylli Rakipi. Ai ka folur për krijimin e partisë dhe aludimet se u ndihmua nga kryeministri Edi Rama. Patozi tha se është kryetar i përkohshëm i BD.

Rakipi: Ju jeni kryetar i Bindjes Demokratike…
Patozi: Koordinator i bordit të përkohshëm të partisë Bindja Demokratike. Do të më quash president më quaj unë s’të ndaloj por këtë mandat kam. E kam bërë për shkak të ligjit në KQZ. Po e zëmë kryetar i përkohshëm, për sa kohë nuk ka zgjedhje, për shkak të ligjit.

Rakipi: Partia juaj u krijua, u formua u regjistrua aq shpejt sa mund ta bëjë vetëm ai që është lart?
Patozi: Nëse thoni se kjo parti është bërë me dorën e Zotit e marr si inkurajim.

Rakipi: Shumë njerëz mendojnë, opozita që ka dalë jashtë parlamentit se forcën tuaj e keni krijuar me ndihmën e Edi Ramës ose këshilltarë të tij, që Rama të ketë në zgjedhje një parti për të legjitimuar zgjedhjet e 30 qershorit?
Patozi: Kjo është gjëja e parë që është thënë nga një pjesë e opozitës. Njerëz që mendojnë si ata mund të ketë plotë. Zyrtarisht kanë folur ata. Nuk i ndaloj dot të kenë këtë lloj qasje për partinë tonë. Unë s’do merresha fare me çfarë thonë ata.
Unë për publikun kam detyrim t’u them, BD është një forcë që ka kjo shoqëri për të dalë nga një sistem i mbyllur. Jemi kundër të dy palëve. Nuk jemi dakord që zgjidhja Shqipërisë mund t’i vijë nga ikja nga beteja e as nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës që e ka trajtuar këtë vend sikur tak ishte plaçkën e lënë nga babai.
Janë gati ta shqyejnë njëri-tjetrin por nganjëherë bëjnë edhe Pazar të pistë. Kemi dalë të luftojmë këto modele.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb