Studiuesi Erald Kapri duke folur në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në Neës24 tha se mbi 3 mijë gjermanë u mbajtën robër, u liruan në vitin 1956, ndërsa punuan si skllevër në Shqipëri. Kapri tha se sa herë Enver Hoxha i kërkonte dëmshpërblimet Gjermanisë Perëndimore, kjo e fundit i llogariste ditët e punës  dhe keqpërdorimin që i bënte regjimi komunist mbi 12 vjet robërve të luftës këtu.

“Kanë qenë 3 mijë gjermanë këtu, që kishte edhe inxhinierë. Ne si ‘Fondacioni Kujto’ kemi bërë një intervistë me vajzën e Abaz Kupit, që u nda nga jeta pak vite më parë. Abaz Kupi ishte një nga heronjtë e e rezistencës. Familja e tij u internua edhe nga italianët, pra fashistët, edhe nga gjermanët (nazistët) edhe nga komunistët”, tha Kapri.  Ai tha se të gjitha regjimet e internuan familjen Kupi dhe pyetja që shtroj është: nga cili u çliruam?

“Jemi i vetmi vend në Europë që festojmë çlirimin nga një tirani për të hyrë në një tirani tjetër. Nuk ka asnjë vend të lindjes që ka një datë çlirimi. Europa ka datën 8 Maj që respekton përpjekjen e gjithë Europës kundër tiranisë naziste, por nuk ka një datë të përveçme”, tha Kapri.

Ai tha se Enver Hoxha dhe regjimi i tij kanë votuar 28 Nëntorin si ditë të çlirimit. “Në dokumente është thënë qartë: 28 është një ditë e shënuar që lidhet me pavarësinë, ne thotë Enver Hoxha, duhet të kemi një datë tjetër që të ngremë mitin. 29 është rastësore se mund të ishte edhe 4 dhjetori. E bukura është se telegramin zyrtar të largimit të trupave gjermane, Enver Hoxha e ka me 4 dhjetor”, tha Kapri.

Ndërsa studiuesi Hasimja duke ndërhyrë tha se 29 u vendos për shkak të jugosllavëve, u vendos që të përkojë me 29 nëntorin e 1943 kur u krijua AVNOJ (Këshilli Antifashist për Çlirimin Kombëtar të Jugosllavisë).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: