I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus” të gazetares Daljana Sejdia në televizionin “News 24”, trajneri i mirënjohur, Faruk Sejdini ka folur për këtë sezon të ri të Kategorisë Superiore, teksa ka evidentuar problemet!

“Ne vit mbas viti, i kemi bashkudhëtarë këto situata. Nuk janë surprizë, janë vazhdim i kohës. Vit pas viti dëgjojmë të njëjta historira. Ato çdo vit shtohen. Nuk ia vlen që t’ia thuash sukses. Unë i uroj futbollit shqiptar sukses. Besoj se pavarësisht të mirave dhe të këqijave, ku kampionat do të mbyllet i suksesshëm.

A është e pranueshme që 3 apo 4 ekipe futen në garë pa plotësuar kushtet e garës? Populli thotë një fjalë: “Nuk shëndoshet gjeli për një natë Bajrami”.  Luftëtari, Flamurtari me probleme, Skënderbeu me dënimin, Kukësi nomadë. 50% e ekipeve janë me probleme”, u shpreh Sejdini!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: