TIRANË

Kryetarja e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi ka folur pas betimit të Arta Vorpsit tek noterja Miranda Xhemalçe. Ajo shprehet se noterja  në fjalë ka bërë detyrën dhe veprimet e saj janë të ligjshme.

Por betimi i saj para noteres a ka të njëtën vlerë si para Presidentit, për këtë Sadushi nuk zgjodhi ta komentonte,ndërsa tha se kjo duhet të zgjidhet nga ana e institucioneve.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjana Bezat ka pyetur për këtë çështje kryetaren e Dhomës së Noterëve, Mimoza Sadushi, e cila u shpreh si vijon:”Noteria ka bëre vetëm detyrën. Çdo qytetar që paraqitet në zyrën e noterit me vullnetin e tij noteri është i detyruar t’i marrë deklarimin. Kjo është e ligjshme.Nëse ky veprim është i barasvlershëm si para presidentit për ketë nuk shprehem dot. Le ta zgjidhin institucionet”-theskoi ajo.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb