TIRANE- A mund të punohet në këto kushte çnjerëzore? Personi në foto, siç bën me dije Nisma #Thurje është një punonjës i Bashkisë së Vlorës që po punon për të zhbllokuar kanalizimet.

Jo pa qëllim e kanë quajtur hero të ditës, pasi ky i fundit e ka zhytur trupin totalisht në një pusetë me ujëra të zeza me qëllim që të zhbllokojë kanalizimet.

Reagimet e komentuesve janë nga më të ndryshmet, ndërsa të shumtë janë ata që e konsiderojnë punën në këto kushte të shëmtuar dhe çnjerëzore.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb