Pas denoncimit të deputetes Rudina Hajdari se e kishin kërcënuar në zyrën e saj, vjen një reagim nga kreu i grupit demokrat, Korab Lita.

Teksa është pyetur nga gazetarët nëse qëndronte pas kërcënimeve të Hajdarit e cila i bëri publike sot në foltoren e Kuvendit, Lita ka mohuar kategorikisht se qëndron pas kësaj ngjarje.

“Jam deputet si zonja Hajdari. Nuk përgjigjem për sigurinë në Kuvend. Jo se kam kërcënuar, e kam kolege. Me zonjën Hajdari shkojmë dhe takohemi në zyrë. Dy ditë më parë jemi takuar”, tha Lita.

Ndërkohë pyetjes së gazetarëve se Hajdari në një status në ‘Facebook’ shkruante se “zoti Lita me gangsterët e tij kanë kërcënuar edhe deputeten Fatbardha Dhimitri”, kreu i grupit demokrat tha se; “Në gjaknxehtësi e sipër thuhen këto gjëra, por ne jemi koleg. Nëse kam terren për kërcënim, mund të kërcënohem dhe unë”.

Statusi I Rudina Hajdarit
Statusi I Rudina Hajdarit

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: