Ata që nuk e njohin migrenën si sëmundje, me siguri nuk e kanë idenë që ajo është krejt ndryshe nga një dhimbje e zakonshme koke. Dhimbjet e kokës janë të bezdisshme, por më pak të dhimbshme se migrenat dhe nuk shfaqen me simptoma të tjera përveç presionit dhe dhimbjes së kokës. Migrena, nga ana tjetër, mund të jetë shumë më intensive dhe shpesh vjen me të përziera, të vjella, lodhje ekstreme, ndjeshmëri ndaj dritës dhe zërit, etj.

Migrena kronike mund të pengojë stilin e përditshëm të jetës dhe punës, aq sa ditët e këqija janë më të shumta në numër se ato të mirat, ndaj duhet gjetur një zgjidhje optimale. Botoksi për migrenën është një alternativë e re e kurimit të kësaj sëmundjeje. Ndaj, të shumtë janë ata që kanë vendosur ta provojnë, për të pasur më pas një jetë në kufijtë e normalitetit.

Ku ndryshon botoksi i migrenës nga ai i kozmetikës?

Prej disa vitesh, flitet për një botoks që përdoret për migrenën dhe botoksi që përdoret për procedurat kozmetike është saktësisht e njëjta gjë. Në thelb, gratë e reja dhe të moshës së mesme po bëjnë botoks për qëllime kozmetike. Gratë që e aplikonin këtë metodë për arsye estetike shihnin lehtësim nga rrudhat, nga plakja, ndaj pse jo, kjo të funksionojë për migrenën?! Ato gra që e përdorën për këtë qëllim ndjenë menjëherë lehtësim nga simptomat e tyre të migrenës. Pas kësaj, mjekët filluan ta kërkonin atë si një trajtim të drejtpërdrejtë. Në fakt, gratë janë të prekura në mënyrë disproporcionale nga migrena.

Rreth 85% për qind e tyre vuajnë nga migrena kronike, çka në shifra përkthehet në rreth 28 milionë veta vetëm në SHBA. Dallimi i vetëm midis dy procedurave është se me botoksin për migrenën, mjekët mund të bëjnë disa injeksione në zonat ku përjetohet dhimbja. Ky lloj botoksi mund të ketë efekt të njëjtë me atë estetik, pra me një gurë vrisni dy zogj. “Ne e bëjmë atë përgjatë vijave të rrudhave dhe e mbajmë atë simetrik”, thotë DR. Ravitz, që shpjegon fshirjen e linjave dhe pluskimin e përkohshëm të rrudhave.

Sa zgjat efekti i botoksit të migrenës?

Shumë doktorë dhe dermatologë rekomandojnë që pasi keni kryer një seancë botoksi, të ulni dozën e trajtimeve, përveç rasteve kur pacienti përjeton dhimbje sërish. Mund të duhen afro dy javë deri sa të ndihen efektet e para të trajtimit, ndërkohë ka mes tyre pacientë që ndihen të lehtësuar që orët e para pas trajtimit. “Një raund trajtimi zakonisht zgjat tre muaj dhe efektet e tij po aq. Në varësi edhe të metabolizmit, botoksi i migrenës rekomandohet çdo tre muaj, dhe efikasiteti është maksimal”!

Vendimi final: Po, do ta rekomandonim

Deri më tani, ka qenë një shpëtim. Përpara botoksit, shumë gra kanë përjetuar rreth tre ose katër migrena në javë, ndërsa pas botoksit, ky shqetësim tuajse është zhdukur ose është reduktuar mjaftueshëm.

Megjithatë, ka disa gjëra për të cilat duhet të siguroheni përpara se t’i provoni. Për një gjë, mund të jetë mjaft e dhimbshme. Duket pak si të bësh tatuazh me thumbin e një blete, por sapo gjilpëra të dalë nga lëkura, dhimbja largohet dhe nëse funksionon edhe për ju, ia vlen. Është gjithashtu e rëndësishme të dini se mund të marrë pak kohë. Trajtimi i parë mezi funksionon dhe raundi i dytë zgjat disa javë. Nëse do ta provoni, jini të durueshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: