Një incident i çuditshëm ndodhi gjatë fitores 3-0 të Holandës ndaj Rumanisë në fazën e 1/16 të Euro 2024, pasi tifozët hodhën një palë këpucë në fushë përpara se Donyell Malen të shënonte golin e tretë.

Skuadra e Ronald Koeman kaloi në çerekfinale të turneut falë dy golave ​​të yllit të Borussia Dortmund dhe një të Cody Gakpo, por ishte goli i dytë i Malen që shkaktoi konfuzion.

Ndërsa sulmuesi vrapoi drejt portës së Rumanisë, një palë këpucë u panë brenda zonës së penalltisë.

Portieri i Rumanisë, Florian Nita, u detyrua të largonte këpucët, përpara se Malen të shfaqej i rrezikshëm dhe të gjuante, me topin që fatmirësisht nuk goditi këpucën.

Është e paqartë se çfarë ndodhi, por ka dyshime se këpuca është hedhur nga tifozët rumunë në fushë.

Tifozët mbetën të habitur nga situata e çuditshme teksa njëri tha: ‘Tifozët rumunë u përpoq ta ndalonin golin me atlete’, ndërsa një tjetër shtoi: ‘Kjo nuk ishte parë ndonjëherë”.

Një tifoz më tej i hutuar tha: ‘Dakord, por pse kishte këpucë në zonën e rreptësisë së Rumanisë? Jo çizme, por këpucë vrapimi?”

Mbështetësit e tjerë talleshin me situatën që pothuajse të kujtonte golin famëkeq të Darren Bent për Sunderland kundër Liverpool-it në vitin 2009. Disa tifozë mendojnë se këpucët i shkaktuan probleme portierit rumun, kështu që tifozëria e Rumanisë më tepër i prishi punë vetes?

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: