TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji tha sot se do të nxjerrë prova të reja për çështjen e Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm.

Por i pyetur nëse i druhet një arrestimi për shkak të përfshirjes së tij në publikimin e audio përgjimit të Albert Veliut, i njohur si ‘babalja’ dhe personit të supozuar si Agron Xhafaj, Salianji tha se janë broçkulla që thuhen nga kryeministri ose ministri i Brendshëm.

“Këto janë broçkulla që thuhen nga Fatmiri ose Rama. Nuk ka asnjë element të veprave penale të kryera prej nesh. Personat që duhet të kenë frikë janë Rama e Xhafaj.

Unë nuk kam njohje e as e kam vëlla Albert Veliun. E gjithë tymnaja publike është për të shpëtuar Agron Xhafajn. Sot Agron Xhafaj është në burg, vëllai i vet është ministër për turp të vetë”, deklaroi Salianji.

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb