Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shprehu mendimin e tij në lidhje me situatën aktuale politike në Shqipëri, duke theksuar se ambiciet e tij nuk janë për pushtet ose pasuri.

Ai theksoi se pas intrigave që ka përjetuar PD nga kryeministri Edi Rama, ai vendosi të luftojë vetëm për të mbrojtur vlerat e opozitës.

“Në këtë moshë nuk ka ambicie pushteti, as për para, të jemi realistë,” tha Berisha.

Ai ngriti pyetjen se a duhet vendi të ketë një opozitë të vërtetë apo një “lolo opozitë” siç e përshkroi ai marrëdhënien mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Berisha nënvizoi se është thelbësore për Shqipërinë të ketë një opozitë të fortë dhe të pavarur, e cila nuk është nën kontrollin e qeverisë.

“Në këtë moshë nuk ka ambicie pushteti, as për para, të jemi realistë. Ambiciet janë krejtësisht të tjera, mirëpo një ditë, pasi Rama ndërmori intrigat që ndërmori kundër meje, zgjodha të luftoj vetëm, shoh që donte të vendoste opozitën nën kontroll. I them cdo shqiptari, a duhet vendi të ketë një opozitë, apo të ketë një lolo opozitë siç bën sot Basha me Ramën?” tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb