Duket se po luajnë me publikun ose vërtet mes Drinit dhe Deas ka lindur një romancë që edne nuk është gati për t’u konfirmuar publikisht. Ama kanë bërë zhurmë. Dhe të gjithë i komplimentojnë si “çift i bukur”.

Sonte, në “Top Arena”, Dea ishte në një intervistë të pazakontë përballë Drinit, por ky i fundit nuk mund të rrinte pa e ngacmuar. Edhe pse, siç tha ai, pyetjet ngacmuese nuk ishin të tijat, por të autorëve. Megjithatë, Dea iu përgjigj me sportivitet… Edhe me shumë sinqeritet.

Dea fajëson Drinin për foton që fshiu nga Instagrami

E tillë ishte përgjigjja e saj pas pyetjes së Drinit “Pse ne të dy nuk kemi foto në Instagram?”

Ne e kishim një, por ti më kërkove që ta fshija…” – tha Dea papritur.

Drini nuk e priste këtë përgjigje, kështu që edhe atij iu desh të qeshte dhe ta kalonte kështu këtë situatë që, mbase, tregoi një detaj më shumë për raportin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: