Adolf Hitler në jetë kishte provuar një sërë vështirësish. Ai ishte një piktor i dështuar, ushtar “i zbukuruar”, “shpresa e fundit” e Gjermanisë dhe vrasësi i mundshëm masiv i më shumë se gjashtë milionë hebrenjve.

Por, sipas një autori, ai ishte gjithashtu një “drogaxhi i çmendur”.  Gazetari dhe shkrimtari Norman Ohler, autori i librit “Droga në Gjermaninë naziste” thotë se Hitleri përdorte një lloj droge të ngjashme me heroinën dhe që quhej Eukodol.

Ohler shprehet në libër se vendimi për të pushtuar Rusinë në vitin 1941 ishte “rezultat i drejtpërdrejtë i varësisë së tij ndaj drogës”.

Ky veprim bëri që shumë njerëz të konsiderojnë Hitlerin “praktikisht të çmendur për të marrë një rrezik të tillë”, raporton Huffington Post. Taktikat e tij të çuditshme ushtarake dhe vendimet në betejat gjatë përparimit në Rusi, vetëm ua shtuan njerëzve dyshimet se Hitleti ishte një njeri i çmendur, raporton “National Interest”.

Ohler në një intervistë për BBC Radio 4 tha se Hitleri bënte përzierje të tmerrshme. Ai pinte steroide dhe produkte hormonike si ekstrakte të mëlçisë të derrave. Ohler shpjegon se në venat e Hitlerit janë futur drogëra të tmerrshme. Në libër thuhet se Hitleri gjatë jetës, ka konsumuar mbi 70 lloje drogërash.

Ohler sugjeron që përkeqësimi i Hitlerit si udhëheqës në vitin 1944 është një rezultat i drejtpërdrejtë i abuzimit të tij të gjatë me lëndët narkotike. Konsiderohet se edhe vetëvrasjen, udhëheqësi nazist mund ta ketë bërë nën efektin e drogës.

Libri përmban edhe një citim të mjekut të Hitlerit,  Dr. Theo Morell, i cili thotë se trupi i Hitlerit ishte shkatërruar nga përdorimi i drogës.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb