Miqësia mes dy nazi-fashistëve Musolini dhe Hitleri nuk ishte kurrë e natyrës personale, por vetëm një inskenim publik për qëllime politike, shkruan focus.it.

Musolini dhe Hitleri u takuan personalisht vetëm 17 herë, nga të cilat 13 gjatë Luftës së Dytë Botërore, por të gjitha takimet e dy diktatorëve nazi-fashistë ishin vetëm të karakterit zyrtar.

Në prill të vitit 1929, Adolf Hitleri, atëherë i vetmi lider i një partie të vogël bavareze të ekstremit të djathtë, i kërkoi Benito Musolinit, tashmë të vendosur përgjithmonë në Palazzo Venezia, një foto me një dedikim, por kërkesa u refuzua.

Duce ndjeu pak simpati për Hitlerin edhe pasi u takuan personalisht për herë të parë: ishte viti 1934 dhe Hitleri ishte tashmë Kancelar i Rajhut.

Kur Hitleri kërcënoi se do të aneksonte Austrinë, Musolini e quajti atë ‘’të çmendur’’. Kështu, aneksimi u shty për disa vjet: në 1938.

Dihet që të dy paten një fund tragjik duke shkaktuar miliona viktima të pafajshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: