Në programin e drekës në News24 ishin të ftuar politikanë nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, të cilët zhvilluan një debat të ashpër.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Akil Kraja pyeti se a janë bllokuar fondet e AZHBR. Ndërsa, kandidatja e PS në listë të hapur në Tiranë, Silda Çepe nënvizoi se ajo nuk komenton vendimet e drejtësisë dhe se çdo hetim ia lë drejtësisë.
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Akil Kraja: A janë bllokuar fondet AZHBR?
Silda Çepe: Nuk merrem me gojëdhëna. Vendimet e drejtësisë nuk i komentoj. Le të hetohet dhe në fund të ketë përfundime. Edhe 21 janari është në hetim, Berisha ka dhënë urdhër për vrasjet e protestuesve.
Akil Kraja: Ju nuk komentoni vjedhjet e sterilizimit. Jeni servilë të pushtetit dhe jo shërbëtorë të qytetarëve.
Silda Çepe: Unë nuk komentoj drejtësinë, ju që e komentoni drejtësinë, komentoni 21 janarin, se cili ishte roli i Sali Berishës.
Almer Toska: Më 21 janar ishte Agron Malaj.
Alfred Muharremi: Në 8 vite qeverisje, asnjë spital nuk e bëtë.
Silda Çepe: PD nuk ka gra në drejtim, në Partinë Demokratike ke frikë të jesh grua.
(BalkanWeb)