Kryehetuesi i viteve ’80 Qemal Lame ka rrëfyer në një lidhje në emisionin “Opinion” historinë dhe disa nga pikëpyetjet që veshin ende në mister vdekjen e ish-kryeministrit shqiptar Mehmet Shehu.
Ai hedh dyshime se eshtrat e Shehut mund të jenë djegur, ndërsa tregon këtë bisedë me kreun e sigurimit, Zylyftar Ramizi:

Në tetor të vitit 1982 në tetë të darkës më ka ardhur në zyrë Zylyftar Ramizi. Kishte rreth 3 muaj në detyrë. Më tha kam një problem: Dua nga ana juridike të më ndihmosh. Dua të mbetet mes nesh.

Thashë ligjet janë për të gjithë, jo vetëm për ne.

Me tha: Në rast se një kufomë spërkatet me acid, zhduket?

I thashë nuk e kuptoj, ke pyetje apo diskutim.

Jo tha kështu në mënyrë të përgjithshme. Në mënyrë të përgjithshme, po them që acidi nuk mund të përdoret për kufomat, por në rast se do të përdoret, I thashë që acidi dëmton trupin, indet, por nuk i zhduk. Nuk hyn dot në kocka nuk i shkatërron.
Me djegie është më mirë tha, kur digjen. I thashë: përse e ke fjalën? Është një rast shumë i veçantë, por nuk mund të them më shumë se më ikën koka…
Unë këtë rast e mora si mendim të përgjithshëm, por kur mora vesh që kufoma e Mehmet Shehut ishte zhvarrosur m’u kujtua ky episod. Përgjigja më e mirë nëse është vrarë apo e vranë ishte autopsia. Tjetra është ADN. Në rast se kufoma është djegur ADN nuk do të përgjigjet me ato eshtra që janë aktualisht. Në rast se nuk bëhet ADN do të thotë që për këtë proces vazhdon cilësimi i vjetër. Në rast se ADN përkon me eshtrat kemi të bëjmë me analizën logjike kriminalistike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: