TIRANË

Pedagogia shqiptare dhe njëherësh njohësja e filozofisë politike, Lea Ypi, e ftuar në emisionin “A Show” në News 24  foli për pozicionin ku ndodhet Shqipëria, krizat e brendshme dhe rrugën e saj të gjatë drejt Bashkimit Europian.

Ajo pohoi se Shqipëria nuk ka ndonjë dallim me vendet e tjera në raport me krizat e brendshme dhe të jashtme. Ajo  solli edhe modelin anglez, ndërsa theksoi se në thelb Shqipëria nuk ka diçka mangët krahasuar me Anglinë.

Si një njohëse e mirë e filozofisë politike, pedagogia foli edhe për rrymën populiste duke i dhënë edhe një përgjigje pyetjes se a janë liderët shqiptarë populistë. Sipas saj, rryma populiste është një apel që i bëhet popullit duke shtuar se ky term nuk është i lehtë për t’u përcaktuar.

Pjesë nga biseda:

Si të duket Shqipëria?

Si të gjithë vendet e botës. Një vend me probleme. Disa kriza të prodhuara nga ne dhe ndoshta disa kriza të jashtme. Nuk më duket ndryshe nga Anglia.

Ka një frikë nga Rusia e sotme?

Po. Ka një frikë të sotme për influencën e Rusisë në perëndim. Është një frikë jo e drejtpërdrejtë, por është një frikë e medituar.

Brexit ishte një gabim, ti dëshiron të shkëputet apo të jetë aty?

Unë mendojnë se është e vështirë ti përgjigjesh kësaj pyetje. Ky proces ngriti shumë pyetje  në komunitetin evropian, por nga ana tjetër që është dhënë nga ata që mbështetin ka problemet e veta. Nuk dimë se çfarë është Europa. E vetmja pasaportë që kam është ajo shqiptare. Anglia ka një traditë të gjatë euroskeptike.  Ajo  që është interesante është fakti se ky euroskepticizmi po përhapet  edhe  në vendet e Bashkimit Europian.

Sipas mendimit tënd, cili do ishte pozicioni më i mirë i Shqipërisë për Europën. Ku gaboi Shqipëria në qasjen me Europën?

Mendoj se qasje jonë ndaj BE duhet të jetë kritike, që ta studiojmë atë me të gjitha problemet që ka.  Populizmi është një rrymë që i bën apel popullit.

A janë liderët shqiptarë populistë?

Nuk e besoj kategorinë e populizmit. Ne si puna e BE, pa e ditur se çfarë është populli nuk mund të bëjmë një përcaktim, sepse ka filozofi të ndryshme mbi përcaktimin se çfarë është populli.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: