Analisti Dritan Hila duke folur në emisionin “Open” në News24 lidhur me mbetjet që janë rikthyer në Portin e Durrësit dhe që dyshohet se janë të rrezikshme, tha se nuk mund të thuhet se ka mbetje arseniku.
Hila referuar deklaratave të Jim Packett tha se ai duhej të na sqaronte nëse ato mbetjet e arsenikut që u tha se u gjetën fabrikën në Tajlandë kishin ose jo lidhje me këto mbetjet që ishin nisur nga Shqipëria.
“Nuk e shikoj me shqetësim, e shikoj më shumë të nxitur nga politika sesa është real. Mendoj se është ai tymi i oxhaqeve që përpunohet fare lehtë dhe mirë në Tajlandë”, tha Hila.
Ai e krahasoi këtë zhurmë me atë të disa viteve më parë kur u protestua për armët kimike. “Në atë kohë u tha se do na vinin raketat nga Siria dhe do demontoheshin këtu, është një zhurmë e ngjashme”, tha Hila.